Berisha: Osmani mund të shihte veç angazhime të hatashme për t’u dukur ‘bukur’, e dy shtëpi superluksoze në lagjen e milionerëve
Gazetarja dhe analistja Kimete Berisha e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, e cila dje e ka lavdëruar veten, duke thënë se Kosova nuk ka pasur presidente më të mirë se ajo. Ajo i ka treguar Osmanit se kush është presidenti më i mirë që e ka pasur Kosova. Berisha ka thënë se Hashim Thaçi ka…
Lajme
Gazetarja dhe analistja Kimete Berisha e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, e cila dje e ka lavdëruar veten, duke thënë se Kosova nuk ka pasur presidente më të mirë se ajo.
Ajo i ka treguar Osmanit se kush është presidenti më i mirë që e ka pasur Kosova.
Berisha ka thënë se Hashim Thaçi ka qenë presidenti më i mirë që ka pasur vendin.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka përmendur kontributin e Hashim Thaçit për Kosovën.
“Aq fort doli sot nga vetvetja sa që mori yrysh dhe tha se kurrë President/e më të ‘mirë’ se ajo s’ka pasur Kosova! Ka pasur, moj! Hashim Thaçi ka luftuar, e ka shpallur pavarësinë e Kosovës, ia ka siguruar qindra njohje Kosovës dhe nuk ia ka dhënë vetes asnjë kompliment!”, ka shkruar Berisha.
Berisha ia ka përmendur Osman jetën luksoze.
“Nëse do të guxonte ta shikonte veten në pasqyre, do të shihte veç angazhime të hatashme për t’u dukur ‘bukur’; do t’i shihte dy shtëpi superluksoze në lagjen e milionerëve! Nëse do të shikohej në dy pasqyre ballë për ballë do ta shihte veten si Presidentja më e pasur e popullit më të varfër në Evropë…”, ka shkruar Berisha.