Berisha: Kurti për 20 vjet e ka ofenduar Limajn tash e bëri “Çelik”, vardisja e tij ndaj Nismës është me sherr
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partinë Nisma Socialdemokrate të Fatmir Limajt e ka quajtur parti simotër, pasi tha se të dyja janë ideologjikisht të majta. Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate tha se kjo vardisje e Kurtit dhe gjuha si fliste, sipas tij, është me sherr. “Kjo vardisje e kësaj natyre që e pati Kurti…

Lajme
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partinë Nisma Socialdemokrate të Fatmir Limajt e ka quajtur parti simotër, pasi tha se të dyja janë ideologjikisht të majta.
Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate tha se kjo vardisje e Kurtit dhe gjuha si fliste, sipas tij, është me sherr.
“Kjo vardisje e kësaj natyre që e pati Kurti në intervistë dhe gjuha e mimika si fliste, është me sherr. Së pari, Nisma Socialdemokrate nuk ka të bëjë kurrgjë me Vetëvendosjen. Me thënë dhe me u sjellë si e majtë është tjetër gjë”.
“Në qeverisjen e Kurtit, prej 30 centëve në 80 cent është bërë buka, vaji nga 70 cent në 1.8 euro, tri herë është ngritur çmimi i energjisë politike, këto janë politikat e tij të majta”, tha Berisha në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, Berisha tha se këto deklarata, Kurti i ka për konsum të brendshëm dhe politikë ditore, teksa të njëjtën e quajti edhe befasuese.
“Është Albin Kurti me të vetët që për afro 20 vite e ka sulmuar Fatmir Limajn, nuk ka lënë gjë në tokë pa ofenduar, fyer e linçuar dhe për një moment është bërë Komandant ‘Çeliku’”, tha ai.