Berisha: Ja çfarë do të bëjmë në Euro 2016

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha ka thënë se skuadra do të tentojë të befasojë edhe në Euro 2016.

Sport

12/10/2015 22:52

Shqipëria nuk i ka përfunduar befasitë, me kualifikimin në Euro 2016.

Portieri Etrit Berisha ka thënë se skuadra do të tentojë të befasojë edhe gjatë garës në Francë.

“Normalisht që kam shpresë, besoj në këtë grup që e kemi, tek ekipi dhe trajnerët. Edhe tani kemi bërë një surprizë, andaj normalisht se në Francë do të shkojmë me surpriza të reja”, deklaroi Berisha gjatë emisionit Opinion në TV Klan.