Berisha e akuzoi se ka kërcënuar pedagogun, ja çfarë ka thënë Emiljano Shullazi në polici

9:55 | 17 Prill 2016

Emiljano Shullazi, person me precedentë penalë, i cili u shoqërua dje në polici, pas akuzave të ish kryeministrit, Sali Berisha se kishte kërcënuar kandidatin për rektor të UT­së, Mynyr Konin që të tërhiqej nga gara, në të kundërt do t’i merrte peng fëmijët, ka mohuar çdo akuzë.

Mësohet se Shullazi ka mohuar të ketë kërcënuar Mynyr Konin.

“Nuk kam kërcënuar askënd. Nuk e njoh atë njeri dhe s’kam lidhje me të”, mësohet të ketë thënë Shullazi në Polici.

Nga ana tjetër, reagoi edhe vetë kandidati Mynyr Koni, i cili tha se do të vazhdonte garën për rektor të UT-­së, por pa përmendur kërcënimet. Ndërkohë që nga blutë e Tiranës mësohet se u ushtruan kontrolle edhe në banesën e tij në “Rrugën e Kavajës”.