“Bëri heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut”, Arjola shpërthen me akuza ndaj Donaldit

Këtë të martë po mbahet Fan Club Big Brother VIP, ndërsa pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe.

ShowBiz

15/02/2022 23:34

Një nga temat më të komentuara gjatë kësaj mbrëmje është Donaldi dhe loja e tij.

Aktorja Arjola Demiri, e cila arriti të shkonte deri në gjysëm finale tha se ai ka vepruar me strategji, duke bërë heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut.

Ajo është kundërshtuar nga këngëtari Elgit Doda, i cili e ka shprehur hapur që mbështet Donaldin.

Arjola gjithashtu ka thënë se ka përdorur të gjithë personat brenda shtëpisë të cilët i ka pasur të afërt./Tch