Hetuesit e IPK-së arrestojnë një zyrtar policor, dyshohet për ngacmim seksual

Inspektorati Policor i Kosovës, përmes një komunikate kanë thënë se kanë arrestuar një zyrtar policor i cili dyshohet për ngacmim seksual në Gjakovë. IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual “ ndaj një viktime të mitur. Komunikata e plotë: Hetuesit e…

Lajme

09/05/2024 13:51

Inspektorati Policor i Kosovës, përmes një komunikate kanë thënë se kanë arrestuar një zyrtar policor i cili dyshohet për ngacmim seksual në Gjakovë.

IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual “ ndaj një viktime të mitur.

Komunikata e plotë:

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor (në Gjakovë) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual “.

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar përmes telefonit lidhur me dyshimet se ky zyrtar policor kishte kryer veprime të kundërligjshme.

IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual “ ndaj një viktime të mitur.

Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar dje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës. /Lajmi.net/