Benzema zbulon si CR7 e bëri të besojë se mund të fitojë Topin e Artë

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo është një ndër inspiruesit për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.

Sport

21/10/2021 08:34

Benzema është në formën më të mirë në karrierë, duke qenë një ndër kandidatët kryesorë për të fituar Topin e Artë, transmeton lajmi.net.

Francezi luajti pranë Ronaldos për nëntë vite, para se ky i fundit të kalonte te Juventus në vitin 2021.

Ronaldo e fitoi Topin e Artë një vit para se t’i bashkohet Madridit pasi shënoi 42 gola me “Djajtë e Kuq” në sezonin 2007-08.

Portugezi pastaj fitoi edhe katër herë tjera Topin e Artë në vitet 2013, 2014, 2016 dhe 2017.

Kjo mesa duket e ka frymëzuar më së shumti Benzeman, i cili në një intervistë për ESPN zbuloi se dëshiron të ndjek hapat e ish bashkëlojtarit.

“Është ëndërr që kur isha i ri. Është motivim gjithashtu. Vetëm që ia dola në top 30 është kënaqësi”.

“Kur Cristiano Ronaldo e fitoi në të kaluarën dhe e mori në fushë në Bernabeu, isha i lumtur për të sigurisht. I lumtur që isha në skuadrën e tij dhe mendon: ‘Po, edhe unë dua ta fitojë gjithashtu’.

“Mund të them se asnjëherë nuk kam qenë kaq afër falë paraqitjeve që kam bërë në tre apo katër vitet e fundit”..

Benzema momentalisht është lideri në Evropë për më së shumti gola dhe asistime në sezonin 2021/22, derisa edicionin e kaluar regjistroi 41 gola dhe 16 asistime./Lajmi.net/