Benzema: Vinicius është fenomenal, më pëlqen të luajë me të

Sulmuesi Karim Benzema ka thurur lavde për bashkëlojtarin Vinicius Junior.

Sport

12/09/2021 23:18

Braziliani shkëlqeu në fitoren e Realit, ku francezi ishte lojtari i ndeshje me tre gola, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Benzema lavdëroi lartë Viniciusin duke e quajtur lojtar fenomenal.

“Vinicius është fenomenal, më pëlqen të luajë shumë pranë tij”.

Pos tij, Benzema lavdëroi edhe mesfushorin Eduardo Camavinga që debutoi me gol te Reali.

“Camavinga është lojtar i mirë. Ai shënoi në debutim, është moment i veçantë për të”, nënvizoi ai.

Reali momentalisht është lider në tabelë me 10 pikë./Lajmi.net/