Benzema: Topi i Artë është ëndërr, BBC ka përfunduar

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka folur para sfidës të radhës ndaj Interit.

Sport

14/09/2021 18:48

Francezi në konferencë për shtyp ka komentuar treshen me Hazard dhe Vinicius, derisa foli edhe për Topin e Artë, shkruan lajmi.net.

“Topi i Artë? Nuk e humbas gjumin natën, por është ëndërr për çdo lojtar”.

“Treshja BBC do kujtohet, por ka përfunduar. Vinicius dhe Hazard janë të mirë dhe do provojmë të luajmë se bashku, të fitojmë ndeshje dhe të shënojmë gola”.

“Liga e Kampionëve është gara me presionin më të gjatë. Të gjitha skuadrat janë të mira, por ne do luftojmë për të”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja mes Interit dhe Realit zhvillohet nesër në “San Siro”./Lajmi.net/