Benzema nuk paraqitet në gjyq për skandalin e kasetës seksuale, pavarësisht që rrezikon pesë vite burg

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema nuk është paraqitur në ditën e parë të gjyqit për skandalin e kasetës seksuale, shkaku i arsyeve personale.

Sport

20/10/2021 14:23

Benzema mund të ndëshkohet me pesë vite burg në rast që shpallet fajtor për akuzat e shantazhit që përfshijnë ish bashkëlojtarin e Francës, Mathieu Valbuena dhe mungesa në gjyq nuk do t’i konvenojë, transmeton lajmi.net.

Francezi respektohet si një ndër futbollistët më të mirë në Evropë pas një karrierë të mirë te Real Madrid, derisa së fundmi është rikthyer te Kombëtarja.

Benzema dyshohet se i ka kërkuar Valbuenës që të paguajë në mënyrë që të mos e publikojë kasetën seksuale të këtij të fundit dhe Daily Mail pohon se avokati i Valbuenas ishte i impresionuar nga dështimi i 33-vjeçarit për të marrë pjesë në gjyq.

Kjo është sigurisht një situatë interesante dhe mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet, me Benzema që këmbëngul gjithmonë se është i pafajshëm.

Ish futbollisti i Lyon-it përballet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë prej 75 mijë euro nëse shpallet fajtor dhe nëse është kaq i sigurt për pafajësinë e tij, ndoshta do të ishte më mirë të bënte çmos duke dalë në gjykatë për të mbrojtur veten./Lajmi.net/