Benzema mëson nga Ronaldo
Karim Benzema ka pranuar se shikon xhirime të ish yllit të Real Madridit dhe Brazilit, Ronaldo, para ndeshjeve. Francezi shënoi dy herë në fitoren 4:2 ndaj Villarrealit të shtunën duke barazuar bilancin e 37-vjeçarit, prej 104 golash për Los Blancos. Mirëpo, ish sulmuesi i Olympique Lyon ka thënë se do të vazhdojë të inspirohet nga…

Sport
Karim Benzema ka pranuar se shikon xhirime të ish yllit të Real Madridit dhe Brazilit, Ronaldo, para ndeshjeve.
Francezi shënoi dy herë në fitoren 4:2 ndaj Villarrealit të shtunën duke barazuar bilancin e 37-vjeçarit, prej 104 golash për Los Blancos.
Mirëpo, ish sulmuesi i Olympique Lyon ka thënë se do të vazhdojë të inspirohet nga ish ylli i Interit dhe Milanit. “Jam shumë i lumtur sepse të barazoj një futbollist me status të tij është thjesht e mrekullueshme”, deklaroi Benzema për të përditshmen sportive spanjolle As.
“Ronaldo është, për mua, së bashku me Zidanen, futbollisti më i mirë në histori. Jam shumë krenar që kam shënuar numrin e njëjtë të golave me të dhe më inkurajon të punoj edhe më shumë. Ai më inspiroi në shumë aspekte. Së pari, dëshira e tij për të shënuar gola. Por, po ashtu kam mësuar shumë prej tij sa i përket lëvizjeve para golit. E kam përcjell Ronaldon si fëmijë dhe ende i shikoj xhirimet e tij para ndeshjeve”, përfundoi Benzema.