Benzema kapet mat në kamerë, i thotë Mendyt: Mos ia paso topin Vinicius, ai po luan kundër nesh
Karim Benzema është kapur mat duke akuzuar shokun e tij të skuadrës së Real Madrid Vinicius që 'po luan kundër nesh' ndërsa bisedonte me Ferland Mendy gjatë barazimit 2-2 me Borussia Monchengladbach.

Sport
Francezi u kap nga kamerat në tunelin në ‘Borussia-Park’ duke diskutuar për 20-vjeçarin gjatë pjesës së parë, ku ai i tha Mendy ‘të mos luante’ me të.
Në një bisedë të folur në frëngjisht, Benzema i thotë Mendyt: ”Mos luaj me të. Të betohem për jetën e nënës sime, ai [Vinicius] po luan kundër nesh”, transmeton lajmi.net.
Telefoot lëshoi këto pamje menjëherë pas ndeshjes, të cilat kanë bërë bujë në rrjetet sociale. /Lajmi.net/
That video is out of context and you don’t know if Benzema said all that or Mendy was part of it as well. Obviously they were frustrated and these kind of things happens everywhere. Here is a video of Karim and Ferland discussing with vinicius right after. pic.twitter.com/Lh8Bar7cRT
— El Gato Benzema (@ElGatoKBenzema) October 28, 2020