Benzema: Ja pse nuk fituam

Ylli i Francës, Karim Benzema, fajëson formacionin 4-4-2 për lojën e zbehtë të ekipit në barazimin 1:1 me Shqipërinë, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Rennes.

Sport

15/11/2014 09:30

Sulmuesi i Francës, Karim Benzema, u ankua se formacioni 4-4-2 ndikoi tek loja e ekipit dhe kjo bëri që ata të barazojnë me Shqipërinë me rezultat 1:1, në miqësoren e zhvilluar në Rennes.

Mërgim Mavraj i kaloi kuqezinjtë në epërsi gjatë pjesës së parë, por Antoine Griezmann barazoi shifrat për Trekolorët pas intervalit.

“Ishte e vështirë, e natyrshme. Zakonisht nuk luajmë bashkë, sidomos në atë sistem”, deklaroi Benzema për “RMC”.

“Luajtëm shumë në qendër dhe Shqipëria e pati më të lehtë që të na ndalë, do të punojmë për të luajtur më mirë. Duhet të mësohemi të luajmë me të gjitha sistemet”, u shpreh ai.