Bënte thirrje qytetarëve për bojkotim të produkteve vendore, sekretari i VV-së ka mbi 1 milionë euro në bankë
Sekretari Organizativ i VV-së, Alim Rama sot ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bojkotojnë produktet e kompanisë vendore, “Devolli Corporation”. Kjo kërkesë, ka nxitur reagime të shumta nga qytetarë e politikanë, të cilët kanë thënë se në varfërinë në të cilën gjenden qytetarët rëndësi ka vetëm çmimi i ulët i produktit. Por, në…

Lajme
Sekretari Organizativ i VV-së, Alim Rama sot ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bojkotojnë produktet e kompanisë vendore, “Devolli Corporation”.
Kjo kërkesë, ka nxitur reagime të shumta nga qytetarë e politikanë, të cilët kanë thënë se në varfërinë në të cilën gjenden qytetarët rëndësi ka vetëm çmimi i ulët i produktit.
Por, në këtë gjendje ekonomike, nuk ndodhet edhe Rama i cili bëri thirrjen pasi që në vitin 2021 derisa ishte anëtar i KQZ-së nga Vetëvendosje ka deklaruar pasurinë e tij, e që është milionëshe.
Në tri xhirollogari, dy në Kosovë e një në Amerikë, Rama ka plotë 1 milion e 278 mijë e 41 euro.
Ai kishte deklaruar edhe dy banesa, një shtëpi e dy parcela të gjitha në vlerë qindra mijëro euro, si dhe dy vetura.
Pasuria e tij e madhe si duket i jep atij mundësinë që të zgjedh se çka të blej.