Bent: Më përpara do të zgjedhja Odegaard sesa Bruno Fernandes
Ish-anëtari i kombëtares së Anglisë, Darren Bent ka dhënë disa komente që ndoshta jo shumëkush pajtohet me to.
Sport
Bent ka komentuar formën e mesfushorit të Arsenal, Martin Odegaard, dhe vlerëson se ai është në mesin e më të mirëve në Premier League, në rolin e tij.
Ajo që nxiti më shumë debat, ishte pjesa kur Bent shpreh besimin se Odegaard është më i mirë sesa Bruno Fernandes i Manchester United.
“Unë do të zgjedhja më përpara Martin Odegaard, sesa Bruno Fernandes”, ka thënë Darren Bent, përcjell lajmi.net.
“Unë e zgjedh atë për atë rol. Ai është perfekt për atë që Arsenal po bën tani. Nuk do ta ndërroja me Brunon”, shtoi mes tjerash ish-sulmuesi i Anglisë.
Odegaard iu bashkua skuadrës së Arsenal nga Real Madridi. Tani, norvegjezi ka marrë një rol të rëndësishëm në planet e Arteta dhe po ia del shumë mirë në Londër. /Lajmi.net/