Benitez: Nuk ka favorit mes Realit dhe Liverpoolit, mungesa e tifozëve i konvenon “Mbretërve”

Edhe pse pa punë, trajneri Rafael Benitez ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen e radhës mes Real Madridit dhe Liverpoolit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

05/04/2021 17:31

Benitez që ishte në kreun e dy skuadrave mendon se nuk do këtë favorit në këtë super përballje, transmeton lajmi.net.

“Të dy janë skuadra të mira. Nuk shoh ndonjë favorit të qartë”, tha fillimisht ai.

I pyetur se si e pret këtë ndeshje, Bentitez tha se Liverpool do provojë të luajë shpejtë, derisa Reali ta mbajë topin.

“Liverpool do provojë të zhvillojë ndeshje të shpejtë, por Madrid do dëshirojë ta mbajë topin. Skuadra që ia del më së miri do këtë sukses”.

Ndërsa, në fund ish trajneri i top klubeve evropiane deklaroi se mungesa e tifozëve i konvenon Realit, ngase atmosfera në “Anfield” është e madhe.

“Mendoj që Real Madridit do t’i konvenojë. Atmosfera në Anfield i jep shumë Liverpoolit edhe më shumë në Evropë. Ndeshja e famshme 4-0 është shembull për këtë”, përfundoi ai.

Super përballja nis nesër në ora 21:00./Lajmi.net/