Benita eskalon ndaj Elijonës: E mbys dhe dal nga shtëpia

Benita Zena dhe Toney janë munduar të sqarohen në ditën e sotme (e mërkurë) pas përplasjeve që patën së fundmi. E kjo duket se nisi për shkak të banores tjetër, Elijona Binakaj, që sipas këngëtares po e provokon atë. Toney ia tregoi të vërtetën se si ishte rasti dhe se nuk kishte ndonjë qëllim tjetër.…

ShowBiz

10/12/2025 15:50

Benita Zena dhe Toney janë munduar të sqarohen në ditën e sotme (e mërkurë) pas përplasjeve që patën së fundmi.

E kjo duket se nisi për shkak të banores tjetër, Elijona Binakaj, që sipas këngëtares po e provokon atë.

Toney ia tregoi të vërtetën se si ishte rasti dhe se nuk kishte ndonjë qëllim tjetër.

Benita në ndërkohë bëri një deklaratë të fortë, që duket si një lloj kërcënimi për konkurrenten e lartpërmendur.

“Unë e mbys krejt e kapi edhe dal jashtë as nuk ma ndjen. E mbys në atë kuptimin, se po mendoj”, u shpreh ajo.

Disa nga komentuesit kanë thënë se duhet të ketë “zarf të zi” për këtë gjest të Benitës.

Se çfarë do të ndodhë, mbetet për t’u parë në vazhdim, nëse do të ketë vendim për artisten.