Bëni “selfie” shpesh? Ja çfarë po ndodh me juve

Përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale - në veçanti, fotografitë dhe "selfie"-t e shpeshta - kanë qenë të lidhura me rritje të narcizmit, ka gjetur një studim i ri.

Fun

11/11/2018 17:08

Studiuesit nga Universiteti Swansea dhe Universiteti i Milanos kanë studiuar ndryshimet e personalitetit të 74 individëve të moshës 18 deri në 34 vjeç gjatë një periudhe katërmujore, transmeton lajmi.net.

Ata gjithashtu vlerësuan përdorimin e mediave sociale nga pjesëmarrësit – duke përfshirë Twitter-in, Facebook-un, Instagram-in dhe Snapchat-in.

Ata që përdorën rrjetet sociale më tepër, përmes postimeve vizuale, shfaqën një rritje mesatare prej 25 për qind në tiparet e narcizmit gjatë katër muajve vrojtim.

Narcizmi është një karakteristikë e personalitetit që mund të përfshijë ekskluzivizmin madhështor, bindjet që lidhen me të drejtën dhe shfrytëzimin e të tjerëve./Lajmi.net/