Bën vetëvrasje mjekja e cila trajtoi pacientët me koronavirus në Nju Jork
Një mjeke në emergjencë në një spital të Manhattan, Nju Jork, që trajtoi shumë pacientë me koronavirus, ka bërë vetëvrasje të dielën.
Fun
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mjekja Lorna M. Breen, vdiq në Charlottesville të Virxhinias, ku po qëndronte me familjen e saj.
Tyler Hawn, një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Charlottesville, tha përmes postës elektronike se oficerët të dielën iu përgjigjën një thirrjeje për ndihmë urgjente.
“Viktima është dërguar në spital për trajtim, por që nuk i mbijetoi plagëve të vetë-shkaktuara”, tha Hawn.
Babai i saj, Philip Breen, rrëfen se ajo kishte përjetuar rëndë numrin e vdekjeve të pacientëve nga koronavirusi.