Ben Affleck dhe Matt Damon paditen për filmin “The Rip”
“Artists Equity”, kompania e prodhimit e themeluar nga Matt Damon dhe Ben Affleck, po përballet me një padi pas publikimit të filmit “The Rip”. Dyshja, të cilët ishin producentë dhe protagonistë në trillerin kriminal të Netflix-it, janë akuzuar për shpifje. Filmi, nga shkrimtari dhe regjisori Joe Carnahan, e paraqet dyshen si oficerë që punojnë në…
ShowBiz
“Artists Equity”, kompania e prodhimit e themeluar nga Matt Damon dhe Ben Affleck, po përballet me një padi pas publikimit të filmit “The Rip”. Dyshja, të cilët ishin producentë dhe protagonistë në trillerin kriminal të Netflix-it, janë akuzuar për shpifje.
Filmi, nga shkrimtari dhe regjisori Joe Carnahan, e paraqet dyshen si oficerë që punojnë në njësinë e narkotikëve të Departamentit të Policisë Miami-Dade.
Pas një bastisjeje dhe gjetjes së parave të fshehura, anëtarët e njësisë fillojnë të dyshojnë tek njëri-tjetri se po përpiqen të vjedhin paratë.
Sipas një ankese, filmi është frymëzuar nga ngjarjet e një rasti që ndodhi brenda Departamentit të Policisë së Miami-Dade në vitin 2016.
Filmi hapet me një deklaratë se është “frymëzuar nga ngjarje të vërteta”.
“Artists Equity” po paditet nga Jason Smith dhe Jonathan Santana, një çift oficerësh që punojnë në Miami-Dade.
Edhe pse dyshja nuk përmendet në film, ata kanë argumentuar se personazhet e Damon dhe Affleck janë të lidhur ngushtë.
Padia pretendon se portretizimi i oficerëve, me lidhjen e fortë me Smith dhe Santana, ka shkaktuar “dëm të konsiderueshëm në reputacionin e tyre personal dhe profesional”.