Bella Hadid, Kendall Jenner dhe Christina Aguilera magjepsin në ndejën e Harper’s Bazaar
Supermodele, muzikantë, aktorë dhe yje televiziv u bashkuan për të festuar Javën e Modës në Nju Jork.
ShowBiz
Bella Hadid, Kendall Jenner dhe Christina Aguilera u shfaqën magjepsëse në ndejën e “Harper’s Bazaar”, natën e kaluar, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Ato ishin bashkuar për të festuar Javën e Modës në Nju Jork, por ajo që mori gjithë vëmendjen e fotogragfëve ishte Bella, e cila me një ‘bodysuit’, i la pak vend imagjinatës.
Ndërsa, Kendall kishte përzgjedhur një veshje më të pazakontë, e cila kishte mbuluar plotësisht duart.
Kendall, u bashkjua me motrat Hadid, Bellën dhe supermodelen Gigi, që të trija dukeshin për mrekulli.
Ndërkohë, Christina, bëri që të gjithë të kthejnë kokën rrethsaj, me veshjen e mbuluar me pupla. /Lajmi.net/