Belgjika kërkon riatdhesimin e 10 fëmijëve nga Siria

Gjykata e Belgjikës i kërkoi qeverisë të rikthimin e 10 fëmijëve të cilët mbahen në kampin al-Khol në Siri.

Bota

12/12/2019 16:55

Ata janë të moshës 6 muajsh deri në 7 vejç.

Autoritetet duhet t’i ofrojnë asistencë dhe duhet t’i pajisin ata me dokumente brenda gjashtë javëve, në të kundërt ata duhet t’i paguajnë fëmijëve një shumë prej 5 mijë eurosh për çdo ditë vonese.

Nuk është hera e parë që gjykata ka detyruar shtetin të riatdhesojë fëmijë nga Siria ku në 2018-ën Belgjika riktheu gjashtë fëmijë dhe dy gra të cilët i ishin bashkuar Shtetit Islamik.

Duke filluar nga sulmet e ushtrisë turke në tetor, shumë gra dhe fëmijë kanë përfituar nga situatat e krijuara për tu larguar nga kampet e kurdëve.

Shërbimi kundër terrorizmit në Belgjikë deklaroi se në këto kampe ndodhen rreth 60 fëëmijë me origjinë belge.