Belgjika fiton ndaj Uellsit – shkëlqen De Bruyne

Belgjika ka fituar ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Uellsit. 2:1 ishte fitorja e belgëve ndaj uellsianëve, në kuadër të ndeshjes së grupit katër, në ligën A. Protagonist në këtë takim ishte padyshim mesfushori i Man City, Kevin De Bruyne, pasi shënoi dhe asistoi. Në minutën e 111 belgu fillimisht shënoi, për rezultatin 1:0. Kurse,…

Sport

22/09/2022 22:41

Belgjika ka fituar ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Uellsit.

2:1 ishte fitorja e belgëve ndaj uellsianëve, në kuadër të ndeshjes së grupit katër, në ligën A.

Protagonist në këtë takim ishte padyshim mesfushori i Man City, Kevin De Bruyne, pasi shënoi dhe asistoi.

Në minutën e 111 belgu fillimisht shënoi, për rezultatin 1:0.

Kurse, në minutën e 38` De Bruyne asistoi për Michy Batshuayi, për te dyfishuar epërsinë.

Për mysafirët golin e vetëm e realizoi Kieffer Moore në minutën e 50`.

Kështu me këtë fitore Belgjika është në vendin e dytë me 10 pikë, kurse Uellsi në pozitën e katërt me një./Lajmi.net/