Bekë Berisha: Dojmë me u faru si popull, 17 vjeçari e vret 14 vjeçarin ai tjetri e vret gruan me fëmijë në bark e çdo ditë aksidente e vrasje

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, tha se kjo çka po ndodhë në mungesë të institucioneve është tmerruese. Berisha u deklarua i shqetësuar për sigurinë në vend, derisa bëri thirrje që të formohen institucionet. “Një 17 vjeçar e mbyt një 14 vjeçar me thikë, një burë e vret gruan e vetë me fëmijë në bark. Një…

Lajme

28/08/2026 11:38

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, tha se kjo çka po ndodhë në mungesë të institucioneve është tmerruese.

Berisha u deklarua i shqetësuar për sigurinë në vend, derisa bëri thirrje që të formohen institucionet.

“Një 17 vjeçar e mbyt një 14 vjeçar me thikë, një burë e vret gruan e vetë me fëmijë në bark. Një plak 80 vjecar e vret gruan e vetë e këto janë statistikat e fundit nëse i kshyr brenda dy muajve këto janë tmerruese.Sot prej këtu bashkë me kolegë deputetë i ftoj të gjithë me shku në protestë në ora 12:00 me mbështet ata qytetarë e prind që kanë shqetësim për këtë situatë.E pse po ndodhë kjo?Po ndodhë në mungesë të institucioneve e të njerëzve të papërgjegjshëm edhe qeverinë, edhe kuvendin edhe gjitha institucionet. Ne po dojmë me u faru në komunikacion, ku për cdo ditë ka lajme tmerruese”,deklaroi Berisha, transmeton lajmi.net.

Ai tha se numrat e vrasjeve janë të larta së fundi”

“Dojmë me u faru në komunikacion e kërkush nuk i jep hapësirë kësaj teme.Vrasje, femicidi e aksidente, dojme me u faru si popull. I thërrasë uzurpatorët me kthy kryt e mos me lanë anarkinë, duhet me u formu institucionet e me u marr më këto raste.Ne që po flasim këtu e që duhet me u përkujdes për qytetarin, ka plot prind që janë në zi tu vujt për fëmijët e tyre e plot familje që vuajnë e s’ju intereson hiç kjo punë”./Lajmi.net/