Bekë Berisha a do ta lë ulësen e deputetit për KB Prishtinën? – Agim Çeku në pritje
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka reaguar pas emërimit të deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, në postin e drejtorit të KB “Sigal Prishtinës”. Sipas MKRS-së, të gjitha palët duhet të kujdesen për zbatimin e ligjit dhe të sigurojnë që pas betimit dhe marrjes së detyrës si deputet, Berisha të ndërmarrë masat e nevojshme për…
Lajme
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka reaguar pas emërimit të deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, në postin e drejtorit të KB “Sigal Prishtinës”.
Sipas MKRS-së, të gjitha palët duhet të kujdesen për zbatimin e ligjit dhe të sigurojnë që pas betimit dhe marrjes së detyrës si deputet, Berisha të ndërmarrë masat e nevojshme për të shmangur çdo konflikt interesi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në rast se Berisha vendos të lërë postin e deputetit pas këtij vendimi, kjo do të mund t’i hapte rrugë Agim Çekut, i cili është shumë afër në vota dhe do të mund të merrte një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Rezultatet e përmbledhura tregojnë se Berisha ka siguruar 19,789 vota, ndërsa Çeku aktualisht ka 18,372 vota.

Ky reagim i MKRS-së nënvizon rëndësinë e respektimit të ligjit dhe parandalimin e çdo situate që mund të krijojë konflikt interesi mes detyrave publike dhe posteve drejtuese në institucione private.
MKRS ka thënë se do të përcjellë situatën dhe do të bashkëpunojë me institucionet relevante, përfshirë Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, me qëllim të ruajtjes së integritetit në sport dhe respektimit të standardeve të qeverisjes së mirë.
“MKRS përmes kanaleve të komunikimit zyrtar, do të kërkojë nga Federata e Basketbollit që, duke u bazuar në ligjin për sport dhe aktet nënligjore që rregullojnë qartë parimet e organizimit dhe të funksionimit të federatave dhe organizatave sportive, të sigurojë se në rastin e zgjedhjes se organeve drejtuese te KB “Sigal Prishtina”, janë zbatuar ose do të zbatohen të gjitha detyrimet që ndërlidhen me papajtueshmërinë e implikimeve ndër të tjera politike në menaxhimin e organizatave sportive si dhe të ruajtjes e garantimit të integritetit ligjor sportiv sipas normave ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës, si kushte e kritere të detyrueshme për lejimin e ushtrimit zyrtar të veprimtarisë së sportit të basketbollit apo mirëmbajtjes së këtyre parimeve e rregullave, për qëllimin e njëjtë”, thuhet mes tjerash në reagim. /Lajmi.net/