Behrami për takimin Krasniqi- Kurti: Nxori në sipërfaqe pafuqinë politike të Kurtit dhe VV-së

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se PDK ia ka sjellur opozitës një fitore të madhe kur u ul në tavolinë me Kurtin. “PDK-ja ia solli një fitore të madhe opozitës. Deputeti Albin Kurti, që nga 19 prilli, ka hy në një kurs intensiv me titullin “Demokracia, Kushtetuta, Ligjet, dialogu, kompromisi…”. Dalëngadalë do t’i…

Lajme

01/05/2025 16:31

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se PDK ia ka sjellur opozitës një fitore të madhe kur u ul në tavolinë me Kurtin.

“PDK-ja ia solli një fitore të madhe opozitës. Deputeti Albin Kurti, që nga 19 prilli, ka hy në një kurs intensiv me titullin “Demokracia, Kushtetuta, Ligjet, dialogu, kompromisi…”. Dalëngadalë do t’i mësojë të gjitha. Ulja në tavolinë është fitore e madhe e PDK-së që ia solli opozitës!”

Sipas tij ky takim e ka nxjerrë në sipërfaqe pafuqinë politike të Kurtit dhe të VV’së dhe e se e ka parandaluar fajësimin e padrejtë të opozitës për zhbllokimin e konstituimit të kuvendit.

“Takimi, mbi të gjitha, e nxori në sipërfaqe pafuqinë politike të Kurtit dhe të VV-së dhe  parandaloi fajësimin e padrejtë të opozitës për bllokimin e konstituimit të Kuvendit. Tentim manipulimi i procesit të konstutuimit të Kuvendit të Kosovës, përmes votës së fshehtë, u shua ende pa nisur seanca.”

Behrami ka shtuar se “Kushtetuta, ligjet, normat, parimet dhe transparenca janë armiqtë më të mëdhenj të Kurtit dhe VV-së”.

“Ata dështuan të katapultojnë një kandidate përçarëse, përmes votës së territ, duke insistuar në votën e fshehtë, jo transparente, që nuk buron nga vullneti i qytetarëve, por nga tezgat e pazareve! PDK-ja edhe një herë dëshmoi se është parti e guximshme, që udhëhiqet nga vlerat dhe parimet e interesit shtetëror!”.