Behrami numëron arsyet pse Memli Krasniqi bëri mirë që e pranoi ftesën e Kurtit për takim
Behrami e mbështet Krasniqin vendimin për t’i shkuar Kurtit në takim, rendit disa arsye. Deputeti i PDK-së, Artan Behrami e ka mbështetur Memli Krasniqin në vendimin për t’i shkuar në takim Albin Kurtit, pas ftesës së këtij të fundit. Ai ka thënë së bën mirë që Krasniqi shkon në këtë takim, duke renditur disa arsye.…

Lajme
Behrami e mbështet Krasniqin vendimin për t’i shkuar Kurtit në takim, rendit disa arsye.
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami e ka mbështetur Memli Krasniqin në vendimin për t’i shkuar në takim Albin Kurtit, pas ftesës së këtij të fundit.
Ai ka thënë së bën mirë që Krasniqi shkon në këtë takim, duke renditur disa arsye.
Sipas tij, e para është që PDK gjithmonë ka pasur guximin që pakënaqësitë t’ua thotë kundërshtarëve në sy.
Këto janë arsyet e renditura nga Behrami:
PDK gjithmonë ka pasur guximin që pakënaqësitë t’ua thotë kundërshtarëve në syPa dialog, ngërçi politik në të cilin kemi hyrë, nuk kalohetPa kompromise nga VV-ja, Kuvendi i Kosovës nuk konstituohetMosshkuarja në takim do ta thellonte krizën politike dhe përçarjen, si dhe do të krijonte përshtypjen e gabuar se opozita po e bllokon konstituimin e KuvenditNëse Kurti këtë takim e ka projektuar si bllof politik, kjo do t’i hakmerret atijPDK ka dëshmuar që në periudhat më kritike për vendin të jetë faktor përcaktues për tejkalimin e sfidave të brendshmeShkuarja në takim nuk është tërheqje nga kërkesat tona, por vetëm një mundësi për t’i përforcuar ato.