Lushtaku: Partia më e madhe po tallet me besimin e qytetarëve, “njeriu çka mbjell edhe korr”

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se partia më e madhe në vend po tallet me besimin që e ka marrë nga qytetarët. Lushtaku teksa komentoi zhvillimet e fundit brenda Kuvendit kujtoi një fjalë të urtë popullore “njeriu çka mbjell korr”. “Njeriu çka mbjell edhe korr. Në gjendje normale ne sot do ish dashtë të…

Lajme

08/08/2026 13:23

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se partia më e madhe në vend po tallet me besimin që e ka marrë nga qytetarët.

Lushtaku teksa komentoi zhvillimet e fundit brenda Kuvendit kujtoi një fjalë të urtë popullore “njeriu çka mbjell korr”.

“Njeriu çka mbjell edhe korr. Në gjendje normale ne sot do ish dashtë të kemi konstituimin e Kuvendit të zgjidhej kryetari dhe nënkryetarët, të formoheshin komisionet dhe të pritej zgjedhja e presidentit, por nuk e kemi një gjendje normale sepse ata që e kanë marrë besimin e qytetarëve tallen me atë besim dhe për kalkulimet e tyre të pushtetit bëjnë manovrime me qëllimet e tyre të përfitimit”, tha ai.