Behrami ngre shqetësimin për energjinë: Tre blloqe jashtë funksionit, Kosova përballet me varësi nga importi

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar lidhur me gjendjen në sektorin e energjisë elektrike, duke thënë se në kulmin e sezonit turistik dhe të ardhjes së mërgimtarëve, Kosova po prodhon më pak se një të tretën e energjisë elektrike që i nevojitet. Sipas Behramit, gjatë ditës kanë dalë…

Lajme

02/08/2026 12:39

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar lidhur me gjendjen në sektorin e energjisë elektrike, duke thënë se në kulmin e sezonit turistik dhe të ardhjes së mërgimtarëve, Kosova po prodhon më pak se një të tretën e energjisë elektrike që i nevojitet.

Sipas Behramit, gjatë ditës kanë dalë jashtë funksionit Blloku B1, Blloku A3 dhe Blloku A5, duke ndikuar në uljen e prodhimit vendor të energjisë.

“Rezultati? Më pak prodhim vendor, më shumë varësi nga importi”, ka shkruar ai.

Behrami ka pretenduar se kjo situatë favorizon importin e energjisë elektrike, duke shtuar se përfitues janë ata që, sipas tij, janë të lidhur me importin e energjisë nga Serbia.

“Sa më pak të prodhojë Kosova, aq më i madh bëhet importi dhe përfitimi i tyre”, ka deklaruar Behrami.