Behrami mbetet ‘këmbë’

Valon Behrami sërish cak i hajdutëve. Mesfushori kosovar i Napolit, gjatë vitit të shkuar kishte pësuar një plaçkitje kur persona të panjohur e kishin ndalur në veturën e tij duke e detyruar t’ua jepte orën e dorës dhe disa gjësende të tjera të çmueshme që kishte me vete. Dhe, duket se tani ka pësuar edhe…

Sport

11/02/2014 19:27

Valon Behrami sërish cak i hajdutëve.

Mesfushori kosovar i Napolit, gjatë vitit të shkuar kishte pësuar një plaçkitje kur persona të panjohur e kishin ndalur në veturën e tij duke e detyruar t’ua jepte orën e dorës dhe disa gjësende të tjera të çmueshme që kishte me vete.

Dhe, duket se tani ka pësuar edhe më keq, pasi i kanë vjedhur veturën.

“Së pari ora, kurse tani vetura. Më shkoni në …”, ka shkruar Behrami para pak çastesh në rrjetin social Twitter, duke lënë të kuptuar se sërish ka qenë cak i një plaçkitjeje.

Herën e parë, policia arriti t’i kap fajtorët kurse tani mbetet të shihet nëse sërish do të jetë efikase në gjetjen e hajdutëve.