Behrami: Gjykata Speciale dhe Albin Kurti, zëvendës të njëri-tjetrit në përpjekje për të kriminalizuar UÇK-në
Deputeti i PDK-së, Arton Behrami, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe zhvillimeve në Gjykatën Speciale, duke akuzuar të dy palët për përpjekje të qëllimshme për ta demonizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe krerët e saj. Në një postim në rrjetet sociale, Behrami ka thënë se “atë çfarë…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Arton Behrami, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe zhvillimeve në Gjykatën Speciale, duke akuzuar të dy palët për përpjekje të qëllimshme për ta demonizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe krerët e saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Behrami ka thënë se “atë çfarë nuk mund t’ua bëjë Gjykata Speciale në Kosovë krerëve të UÇK-së, ua bën Albin Kurti. Dhe atë që Albin Kurti nuk mund t’ua bëjë në Gjykatën Speciale, ua bën vetë Gjykata”, raporton lajmi.net
Sipas tij, Kurti dhe Gjykata Speciale funksionojnë si zëvendës të njëri-tjetrit në një linjë të përbashkët politike për të njollosur figurat kryesore të luftës çlirimtare.
“Gjykata Speciale dhe Albin Kurti janë vetëm zëvendësim i njëri-tjetrit në përpjekje për të demonizuar dhe kriminalizuar UÇK-në dhe krerët e saj”, ka shkruar Behrami.
Megjithatë, ai është shprehur i bindur se krerët e UÇK-së do t’i përballojnë me sukses edhe këto sfida.
“Ashtu siç i kanë fituar të gjitha betejat deri më sot, krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë edhe në këtë betejë të shumëfishtë!”, ka përfunduar deputeti i PDK-së.
Postimi i plotë: