Begaj dekreton ndryshimet në qeverinë e Ramës, shkarkohen Balluku, Spiropali, Vengu dhe të tjerët, marrin detyrën ministrat e rinj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj këtë mërkurë dekretoi lirimin e Ferit Hoxhës nga detyra e ambasadorit në Bashkim Evropian. Begaj gjithashtu dekretoi ndryshimet në qeveri dhe shkarkimin nga detyra të Belinda Ballukut (zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë), Elisa Spiropalit (ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme), Pirro Vengut (ministër i Mbrojtjes), Albana Koçiut…

Lajme

04/03/2026 14:22

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj këtë mërkurë dekretoi lirimin e Ferit Hoxhës nga detyra e ambasadorit në Bashkim Evropian.

Begaj gjithashtu dekretoi ndryshimet në qeveri dhe shkarkimin nga detyra të Belinda Ballukut (zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë), Elisa Spiropalit (ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme), Pirro Vengut (ministër i Mbrojtjes), Albana Koçiut (ministre e Punëve të Brendshme), Besfort Lamallarit (ministër i Drejtësisë), dhe Toni Gogu (ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin).

Po sot, presidenti Begaj dekretoi emërimin në detyrë të: Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër; Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme; Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes; Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë; Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.