lajmi.net

Befason Van Gaal

Manchester United ka pranuar tetë gola në pesë ndeshjet e para në sezonin e ri të Premierligës, por menaxheri Louis van Gaal thotë se mbrojtja e ekipit ka qenë mjaft e mirë.

Sport

25/09/2014 22:17

Louis van Gaal ka befasuar duke deklaruar se Manchester United është mbrojtur mirë pavarësisht debaklit të pësuar në Leicester në fundjavë.

Menaxheri i gjigantit nga Old Trafford është në kërkim të zgjidhjes tek skuadra e tij e goditur nga lëndimet e shumta derisa përgatitet për ndeshjen në shtëpi me West Hamin të shtunën pa dhjetë futbollistë.

“Më duhet të pranoj se kurrë më parë nuk kam qenë një një situatë si kjo. Është e çuditshme dhe e vështirë për t’u kuptuar. Por, jemi duke punuar për të gjetur një zgjidhje”, deklaroi Van Gaal.

I pyetur nëse kjo është puna e tij më e vështirë si trajner, ai tha: “Ndoshta, për momentin, por ne duhet të presim përfundimin e vitit e pastaj të vlerësojmë, jo pas një jave”. Van Gaal po ashtu befasoi duke lavdëruar repartin defanziv që sipas shumëkujt është pika e dobët e ekipit.

“Nëse shikoni statistikat në Premierligë përveç golave në Leicester ne jemi mbrojtur mirë. Mesatarja është më pak se një gol për ndeshje. Jemi duke shënuar shumë gola, po ashtu”, u shpreh ai. 

Befason Van Gaal

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka befasuar duke thënë se ai nuk është përgjegjës për transferimin e futbollistëve në Old Trafford.

Sport

29/08/2014 20:27

Louis van Gaal ka befasuar duke njoftuar se nuk e ka fjalën e fundit sa i përket përforcimeve në Manchester Unitedit, pikërisht në prag të mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Gjiganti nga Old Trafford shpenzoi 132 milionë funte deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës, por ka ende nevojë për përforcime pas fillimit të dobët të aventurës së holandezit. Red Devils – pas blerjes së Angel Di Marias – spekulohet se janë të interesuar për futbollistë si Arturo Vidal e Daley Blind.

Por, Van Gaal ka thënë se nuk është ai që vendos se kush vjen, pasi drejtori ekzekutiv Ed Woodward është kryesori.

“Unë jap mendimin tim për një futbollist por Ed është ai që e kryen afatin kalimtar. Nuk ndërhyjë në punën e tij”, deklaroi Van Gaal për “Manchester Evening News. “Nuk e di se çka do të ndodhë prej tani deri të hënën sepse unë nuk jam ai që vendos”, u shpreh holandezi. 

LM