Befason Tuchel me deklaratën e tij para ndeshjes ndaj Man City

Trajneri gjerman i Chelseat, Thomas Tuchel, ka thënë se përkundër që ekipi i tij nuk është në nivel të Manchester Cityt e Bayernit, futbolli si sport magjik - e mundëson këtë.

Sport

29/05/2021 17:14

Tuchel ka arritur diçka që jo shumë trajnerë mund ta bëjnë, duke u kualifikuar kështu në dy sezone radhazi, me dy ekipe të ndryshme në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Magjia e futbollit, sipas Tuchel, do të ndikojë që Chelsea edhe ta fitojë ndeshjen ndaj Man City.

“Si fëmijë, ëndërroni për këto ndeshje. Dhe këto duken shumë larg, sikur kur e shikoni hënën. Por, në momentin që je aty, ti je aty. Nuk hezitoj të them se ne s’jemi cilësi e lojës së Manchester Cityt sivjet dhe Bayernit vjet veçanërisht në gara evropiane. Por, ne po mundohemi të mbulojmë nivelin dhe më e mira e futbollit është kjo, brenda 90-minutave do të mund t’i mposhtim dhe të bëhemi më të mirët,” ka thënë Tuchel.

Tekniku gjerman po kërkon me ngulm fitimin e Ligës së Kampionëve, kjo pasi e humbi titullin vitin e kaluar ndaj Bayern Munich./Lajmi.net/