Befason portieri i Liverpool, ja çfarë thotë rreth favoritit për titullin e Premierligës

Liverpool janë skuadra që pas 23 xhirove të luajtura prijnë në tabelën e Premierligës.

Sport

27/01/2019 09:30

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp ka grumbulluar plotë 60 pikë në këto 23 ndeshje, duke u bërë kështu lidere e tabelës me katër pikë më shumë se Manchester City.

Por, edhe pse me këtë distancë, portieri i Liverpool, Alisson Becker beson se janë skuadra nga Mançesteri ata që janë favoritët për titullin.

“Liverpool tashmë ka kualitetin për të luftuar për trofe të mëdhenj, nuk ka dyshim për këtë . Por, është një rrugë e gjatë përpara nesh, dhe është e rëndësishme ta dimë ku po shkojmë” ka thënë braziliani për reporterët, transmeton lajmi.net.

“City dëshmuan forcën e tyre duke fituar me lehtësi vitin e kaluar. Ata gjithashtu shpenzuan këtë edicion, kështu që janë akoma më të mirë. Janë kundërshtarë të vështirë dhe favoritët e mëdhenj” ka thënë ndër të tjerash Alisson.

Liverpool do të kthehen në aksion të mërkurën, ku do të jenë nikoqirë të Leicester për xhiron e 24-të të Premierligës. /Lajmi.net/