Befason Fury, lë të hapur mundësinë për një duel me Joshuan në WWE

Tyson Fury nuk ka hedhur poshtë mundësinë që të përballet me Anthony Joshua në WWE.

Sport

28/10/2019 23:40

Fury gjatë javës së kaluar thuajse ka konfirmuar se nuk do të ketë kurrë një duel të tij me Joshua, në ringun e boksit.

Britaniku ka bërë të ditur se viti 2020 do të jetë ai i pensionimit nga boksit, duke përmendur 2 duele me Wilder dhe një të fundit lamtumirës.

Por, Fury nuk ka përjashtuar mundësinë që të përballet me AJ në ringun e Wrestling.

“Kush e di se çfarë sjell e ardhmja?” është përgjigjur Fury, i pyetur për duel me AJ në WWE, transmeton lajmi.net.

Fury do të ketë një duel në Wrestling gjatë muajit dhjetor, kur do të përballet me Strowman. /Lajmi.net/