Befason Dukagjini, dëshiron që ndeshja me Prishtinën të zhvillohet

Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi sot se ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit, e paraparë të luhej në fundjavë, të shtyhej për një orar që do caktohej më vonë.

Sport

20/08/2019 21:04

Krejt kjo u bë për shkak të ndeshjes së Kombëtares së Kosovës që e zhvillon me Republikën Çeke më 7 shtator në ‘Fadil Vokrri’, në mënyrë që të ruhet terreni.

Mirëpo, klubi nga Klina ka befasuar me një komunikatë zyrtare në Facebook ku ka kërkuar që ndeshja të luhet në një terren neutral, shkruan lajmi.net.

Më poshtë komunikata e plotë e lëshuar nga Dukagjini, që u rikthye në Superligën e Kosovës pas 16 viteve:

”Kerkesë zyrtare nga klubi Dukagjinit drejtuar Federatës dhe Komisionit të garave, ne lidhjë me ndeshjën ndaj Prishtinës.

Klubi i futbollit Dukagjni nga Klina kërkon nga Federata e Futbollit e Kosovës që ndeshja e xhiros së dytë në IPKO Supërligën e Kosovës në futboll në mes klubit të futbollit FC Prishtina nga Prishtina dhe klubit të futbollit Dukagjini nga Klina e paraparë të zhvillohet këtë vikend, mundësisht të zhvillohet në ndonjë stadium alternativ pasi që rregullorja e Federatës dhe Komisionit të Garave e parasheh që ekipet e supërligës të kenë edhe nga një stadium alternativ ku mund ti zhvillojnë ndeshjet në raste të tilla si ky i FC Prishtinës, dhe në këtë kontekst kërkojmë që ndeshja mos të shtyhet por të zhvillohet në tërminin e paraparë.

Me respekt: Kryesia i klubit”. /Lajmi.net/