Befasohet pse po protestojnë studentët

Kryetari Lexhendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ideja e tij se në UP bëhet punë e mirë “shkencore”. Këtë e tha edhe sot, pas protestës në të cilën Policia ndërhyri dhe arrestoi 25 studentë.

Lajme

28/01/2014 16:19

Pak humor në kohë proteste.

Ditë më parë u kishte bërë thirrje studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të mos protestojnë, por t’i shfrytëzojnë mundësitë e krijuara “për të doktoruar” më shpejt se gjetiu.

Që nga atëherë, studentët nuk e përfillën “thirrjen” e tij dhe dolën para rektoratit, madje dy herë.

Por Kryetari Lexhendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ideja e tij se në UP bëhet punë e mirë “shkencore”. Këtë e tha edhe sot, pas protestës në të cilën Policia ndërhyri dhe arrestoi 25 studentë.

“Nuk e di pse po ankohen studentët. UP është ndër 10 universitetet më të respektuara botërore. E kom lexu në nji revistë të Indisë”, ka thënë Visar Arifaj në një postim të tij në Facebook.