Bedri Hamza takon Shoqatat për Persona me Aftësi të Kufizuara, premton mbështetje
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot i ka takuar përfaqësuesit e Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, prindërit, familjarët dhe aktivistët e të drejtave të tyre. Hamza ka thënë se nuk është për politikë para tyre, por për shkak të aspektit njerëzor. “Ne si shoqëri kemi nevojë me qenë shumë më afër…
Lajme
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot i ka takuar përfaqësuesit e Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, prindërit, familjarët dhe aktivistët e të drejtave të tyre.
Hamza ka thënë se nuk është për politikë para tyre, por për shkak të aspektit njerëzor.
“Ne si shoqëri kemi nevojë me qenë shumë më afër jush. Ju jeni të dobishëm për shoqërinë. Çdo gjë që është një përkrahje për ju, ne nuk duhet ta kuptojmë atë si një lloj bujarie apo bamirësie, por duhet ta kuptojmë si një lloj detyrimi të shoqërisë ndaj jush. Unë kam premtuar që të gjithë ata që janë përfitues të buxhetit të shtetit, edhe i rri prapa me gjithë garancë, nëse nuk i rri prapa, unë nuk kam nevojë me qenë kryeministër. Kam thënë që do të rriten 50% pagesat. Ne duhet të krijojmë kushte për shkollim. Duhet me ju ndihmu me u kualifiku, me u shkollu, transportin publik dhe kushtet në transportin publik, me ju kriju qasjen në institucione, me ju mundësu. Ne duhet me ju kriju kushte me punu”, ka thënë Hamza.