Bedri Hamza shkarkon drejtorin e Kulturës në Mitrovicë, Komuna e lajmëron vetë në Polici

Kryetari i Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, e ka shkarkuar Fahri Jasharin nga Drejtoria e Kulturës në këtë komunë. Siç raportohet në media, Jashari u shkarkuar nga pozita e drejtorit të Kulturës pasi Zyra Ligjore e Komunës së Mitrovicës e ka paraqitur rastin e tij si dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare para organeve të…

Lajme

08/09/2025 13:17

Kryetari i Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, e ka shkarkuar Fahri Jasharin nga Drejtoria e Kulturës në këtë komunë.

Siç raportohet në media, Jashari u shkarkuar nga pozita e drejtorit të Kulturës pasi Zyra Ligjore e Komunës së Mitrovicës e ka paraqitur rastin e tij si dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare para organeve të drejtësisë.

Shkarkimin e të njëjtit e kanë konfirmuar edhe nga Komuna e Mitrovicës.

“Kryetari Bedri Hamza e ka shkarkuar z. Fahri Jashari javën e kaluar nga pozita e Drejtorit të Kulturës”, ka konfirmuar Komuna e Mitrovicës, pa dhënë detaje të tjera.

E siç raporton jepizë, nga komuna e kanë hapur rastin duke e parandaluar kështu dëmtimin e buxhetit të Komunës së Mitrovicës./Lajmi.net/