Bedri Hamza premton 0% TVSH për produktet esenciale: Ushqim më i lirë dhe mbrojtje e fuqisë blerëse

Kandidati për kryeministër nga PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, duke theksuar se barra ekonomike po bëhet gjithnjë e më e rëndë për familjet në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka deklaruar se në qeverinë e tij do të ndërmerren masa konkrete për uljen e çmimeve dhe…

Lajme

23/12/2025 09:47

Kandidati për kryeministër nga PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, duke theksuar se barra ekonomike po bëhet gjithnjë e më e rëndë për familjet në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka deklaruar se në qeverinë e tij do të ndërmerren masa konkrete për uljen e çmimeve dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve, raporton lajmi.net

Si një nga zotimet kryesore, ai ka paralajmëruar heqjen e TVSH-së (0%) për produktet esenciale.

“Çmimet po rriten dhe barra po bëhet gjithnjë e më e rëndë për çdo familje. Në qeverinë time, për t’i ulur çmimet dhe mbrojtur fuqinë blerëse, TVSH-ja do të jetë 0% për produktet esenciale,” ka deklaruar Hamza.

Postimi i plotë:

Çmimet po rriten dhe barra po bëhet gjithnjë e më e rëndë për çdo familje.
Në qeverinë time, për t’i ulur çmimet dhe mbrojtur fuqinë blerëse, TVSH-ja do të jetë 0% për produktet esenciale.
Ushqim më i lirë. Dinjitet për familjen. Siguri për fëmijët.
Bashkë. Përpara./Lajmi.net/