Bedri Hamza: PDK së shpejti futet në zgjedhje të brendshme, kemi nevojë për reforma
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza deklaroi se gjithçka që është në interes dhe në dobi të Kosovës, PDK e jep kontributin e vet. “Për marrëveshjet ndërkombëtare edhe në të kaluarën i kemi votuar, të gjitha ato që janë në dobie e në interes ët qytetarëve të Kosovës. Sa i përket çështjes së presidentit kam thënë…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza deklaroi se gjithçka që është në interes dhe në dobi të Kosovës, PDK e jep kontributin e vet.
“Për marrëveshjet ndërkombëtare edhe në të kaluarën i kemi votuar, të gjitha ato që janë në dobie e në interes ët qytetarëve të Kosovës. Sa i përket çështjes së presidentit kam thënë se është proces i ndarë. Pres që të formohen institucionet e kur të vie koha e Presidentit besoj se ka mundësi që të gjendet formulë të zgjedhjet e të mos formohet kuvendi”, deklaroi Hamza.
“Zgjedhjet kanë përfunduar mbrëmë vonë, e koha s’ka qenë e mjaftueshme me pa se çka ka ndodhë. PDK-ja e ka rujt votën e vetë si përqindje e si votë. Kurse sa i përket pozitës thashë se ka edhe përgjegjësi e normalisht se mbi bazën e përgjegjësive i marrim vendimet, e unë s’jam person që i shmangi përgjegjësitë, e po edhe me marr vendime të caktuara. Por i marrë në kohë, mirë të peshuara dhe pa vonesë”, shtoi Hamza.
Përpos kësaj, Hamza deklaroi se do të organizohen edhe zgjedhjet e brendshme të PDK-së, pasi sipas tij partia ka nevojë për reformim si nga mosha, gjinia e nga profesionet.
Sipas tij PDK-ja do arrijë të rritet, e ti fitojë edhe zgjedhjet.
“Unë e kam marrë PDK-në para një muaj ditë dhe koha ka qenë tepër e shkurtër me u marrë me reformat në parti e zgjedhjet në parti. Unë deklaroi se PDK-ja shpejtë do të futet në proces të brendshëm zgjedhor, se s ‘ka pas prej vitit 2019 e do filloj prej nëndegëve e të gjitha organeve të partisë. Është kohë e gjatë dhe kemi nevojë për reforma, të moshës, gjinisë e profesioneve. E nëse i referohemi 10 ditëshit besoj se fushata e PDK-së ka qenë shumë aktive edhe në teren, në rrjete sociale edhe në televizione. Kemi bërë përpjekje maksimale të shpjegojmë programin tonë. Në një situatë komplekse bukur mirë të planifikuar. Besoj se PDK ka bërë punë të mirë e ka rujt votën e vetë e jam i bindur se do të rritet e do jetë parti fituese”, përfundoi ai./Lajmi.net/