Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë dhe dinjitet

Partia Demokratike e Kosovës ka mësuar numrin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit. PDK do të garojë me numrin 125, ndërsa Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se është koha që Kosovës t’i kthehet serioziteti, puna dhe besimi, raporton lajmi.net “125 – për të gjithë ata që ende besojnë…

Lajme

16/05/2026 11:40

Partia Demokratike e Kosovës ka mësuar numrin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.

PDK do të garojë me numrin 125, ndërsa Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se është koha që Kosovës t’i kthehet serioziteti, puna dhe besimi, raporton lajmi.net

“125 – për të gjithë ata që ende besojnë se Kosova bëhet me urtësi, me punë e dinjitet; për ta kthyer vendin te serioziteti dhe besimi”, ka shkruar Hamza.

PDK angazhohet për stabilitet, përgjegjësi dhe qeverisje serioze, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit./Lajmi.net/