Bedri Hamza pas protestës: Kosova s’ka heronj për të sakrifikuar

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka reaguar pas protestës së sotme në Prishtinë, e cila u organizua në përkrahje të çlirimtarëve të UÇK-së që po mbahen tash e afro pesë vite në paraburgim në Hagë, nën akuzat e Dhomave të Specializuara. Hamza ka thënë se qytetarët dhe kategoritë e dala nga…

Lajme

07/08/2025 22:01

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka reaguar pas protestës së sotme në Prishtinë, e cila u organizua në përkrahje të çlirimtarëve të UÇK-së që po mbahen tash e afro pesë vite në paraburgim në Hagë, nën akuzat e Dhomave të Specializuara.

Hamza ka thënë se qytetarët dhe kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së folën qartë dhe me zë të fuqishëm nga sheshet e kryeqytetit.

“Sot, qytetarët e Kosovës dhe kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, folën zëshëm nga sheshet e Prishtinës. Kosova s’ka heronj për të sakrifikuar!”, ka shkruar ai në një reagim në rrjetet sociale./lajmi.net/