Bedri Hamza në QKUK, viziton babain e ish-presidentit Thaçi
Kandidati i PDK-së për kryeministër të vendit, Bedri Hamza është parë sot në klinikën Infektive të QKUK-së. Sipas raportimeve të para thuhet se Hamza ka vizituar Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili prej disa ditëve është i shtrirë në QKUK, si shkak i përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Bedri Hamza është…
Lajme
Kandidati i PDK-së për kryeministër të vendit, Bedri Hamza është parë sot në klinikën Infektive të QKUK-së.
Sipas raportimeve të para thuhet se Hamza ka vizituar Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili prej disa ditëve është i shtrirë në QKUK, si shkak i përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Bedri Hamza është parë në dhomën ku po qëndron babai i ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaci.
Ndryshe, Haxhi Thaçi është 87 vjeçar dhe në vitet e fundit, siç është raportuar disa herë, atij i është rënduar gjendja emocionale dhe shëndetësore edhe për shkak të dhimbjes për djalin e tij, i cili po vazhdon të mbahet në burgun e Hagës./Lajmi.net/