Bedri Hamza mori më shumë vota se Lumir Abdixhiku në Prishtinë
Numërimi i votave është duke shkuar drejt fundit. Tashmë dihet se kush do të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, transemton lajmi.net. Në komunën e Prishtinës, VV ishte partia me më së shumti vota, pas tyre doli LDK-ja dhe PDK ishte e treta. Por, përkundër që PDK ishte e treta, lideri…
Lajme
Numërimi i votave është duke shkuar drejt fundit.
Tashmë dihet se kush do të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, transemton lajmi.net.
Në komunën e Prishtinës, VV ishte partia me më së shumti vota, pas tyre doli LDK-ja dhe PDK ishte e treta.
Por, përkundër që PDK ishte e treta, lideri i saj, Bedri Hamza mori më shumë vota se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Bedri Hamza në Prishtinë mori 18 mijë e 715 vota, kurse Lumir Abdixhiku mori 16 mijë e 877 vota. /lajmi.net/