Bebe: Ronaldo është njeri i mirë
Sulmuesi i Cordobas, Bebe ka shprehur admirimin për Cristiano Ronaldon duke thënë se ai është një njeri i mirë pavarësisht agresivitetit të treguar në takimin e së shtunës.
Sport
Bebe ka thënë se ajo që ka bërë Ronaldo në takimin ndaj Cordobas mund ti ndodhë çdo lojtari profesionalist.
“Ronaldo ka kërkuar menjëherë falje pas gjesteve të bëra në takimin kundër neve”, tha Bebe për të përditshmen spanjolle, AS.
“Është një gjë që mund ti ndodh çdo lojtari. Unë e njoh atë që te koha te Manchester United. Ai është shok i mirë dhe person i mirë”, përfundoi Bebe.