Bebe Rexhës i ndodhi e papritura gjatë performancës për Ditën e Falënderimeve

Bebe u "sabotua" pa dashje nga regjia në fund të interpretimit.

ShowBiz

27/11/2020 16:31

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kremtuar festa e Falënderimeve, ku nuk munguan as organizimet e ndryshme, shkruan lajmi.net.

Në një karnaval që u mbajt në qytetin e Nju Jorkut, ishte ftuar për të performuar këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha.

Artistja ishte veshur me kostum kuq e zi, në të cilin theksonte fizikun, ndërsa u kujdes që t’i argëtonte të pranishmit në atë vend.

Bebe këndoi hitin e saj të fundit “Baby I’m Jealous”, e cila po shkonte për mrekulli deri në fund të interpretimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Një video që po qarkullon në rrjetin social Twitter, tregon momentin kur letrat e fansave ranë mbi kamerë dhe u bllokua e gjithë pamja e këngëtares, krejt në fund të performancës.

Komentet lidhur me këtë veprim ishin të shumta, madje kishte edhe nga ata që e konsideruan si veprim disrespektues ndaj Bebes, por videoja tregon se ishte rastësore. /Lajmi.net/