Bebe Rexha përformon në një dasmë, në Kroaci

Këngëtarja shqiptare me famë botëore, Bebe Rexha, ishte mysafire në një dasmë në Kroaci. Bebe po kalon pushimet në bregdetin kroat, teksa në agjendën e saj ishte edhe pjesëmarrja në një dasmë, për të kënduar. Ajo interpretoi disa nga hitet e saj, përfshirë dhe këngën “In the name of love”. “Këndova në një dasmë të…

ShowBiz

14/06/2025 08:52

Këngëtarja shqiptare me famë botëore, Bebe Rexha, ishte mysafire në një dasmë në Kroaci.

Bebe po kalon pushimet në bregdetin kroat, teksa në agjendën e saj ishte edhe pjesëmarrja në një dasmë, për të kënduar.

Ajo interpretoi disa nga hitet e saj, përfshirë dhe këngën “In the name of love”.

“Këndova në një dasmë të mrekullueshme në Kroaci. Urime çiftit të mrekullueshëm. Për të gjithë të tjerët, ju lutem mos ngurroni të më ftoni në cilëndo nga dasmat tuaja” shkroi ajo në postimin e saj.

VIDEO