Bebe Rexha interpreton kolonën zanore të “Maleficent 2”

Bebe Rexha ka arritur edhe një sukses të ri në karrierë.

ShowBiz

18/09/2019 08:14

“Diesney” ka përzgjedhur artisten shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, për të kënduar kolonën zanore të “Maleficent 2”, shkruan lajmi.net.

“You can’t stop this girl”, titullohet ky projekt, të cilin këngëtarja bëri të ditur se do ta publikojë të premten.

Përmes një videjoe që e postoi në Instagram, Bebe ka zbuluar disa sekuenca të kësaj kënge që do jetë kolonë zanore e “Maleficent”.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha është “Not 20 Anymore”, këngë kjo të cilën e publikoi me rastin e ditëlindjes së 30-të. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B2hNnr0l1l1/